Tiranë, 29 korrik 2015 – Ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ashtu siç është raportuar dje nga mediat shqiptare dhe ato serbe. Në një prononcim për Radio Sharrin, zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Jona Dervishi, ka sqaruar se sfida e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, sepse këtë e ka kërkuar UEFA. “Ishte e planifikuar që të luhej në Shkodër, por UEFA ka kërkuar që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit, për çështje sigurie, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm. Kur flasim për siguri, fjala është për faktin se stadiumi i Shkodrës po rinovohet tërësisht dhe, nuk mund të zhvillohet një ndeshje e këtij niveli, pa u testuar stadiumi me një ndeshje paraprake miqësore”, konfirmoi znj. Dervishi për Radio Sharrin.
Shqipëria dhe Serbia do të përballen më 8 tetor, në ndeshjen e vlefshme për grupin I-rë të eliminatoreve për evropianin, Franca 2016.
Dervishi: Me Serbinë, luajmë në “Elbasan Arena”!
POSTIMI PARAPRAKSerbët dëshpërohen me Rusinë – Shkak pasaporta jonë!
POSTIMI I RADHËSKonkursin për drejtorë shkollash, NISMA e quan luftë klanesh!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.