Dragash, 04 shkurt 2014 – Pas publikimit të arsyeve, se përse CDU votoi kundër ndryshimit të statutit të Komunës së Dragashit, ku pretendohej shtimi i 3 drejtorive të reja, arsye këto që redaksia jonë i ka marrë nga biseda e zhvilluar me zv.kryesuesin e Kuvendit komunal të Dragashit, Adem Hoxha, portalet gorano-boshnjake e kanë huazuar këtë artikull, duke i ndryshuar dhe titullin. Kjo ka bërë që drejtuesit e këtij subjekti politik ta akuzojnë radion tonë, se po lanson tituj skandaloz, me pretendime dhe prapavijë politike, me tentim që ta degradoj këtë subjekt politik. “Qëllimi i reagimit tonë, nuk është se duam të arsyetohemi apo të mbrohemi, nëse jemi apo jo në koalicion, ose, siç ka shkruar gazetari nga Radio Sharri, ose ata ose ne, apo ata që e kanë transmetuar këtë lajm tifozërie. Por, qëllimi i reagimit tonë është të tregojmë se nuk janë respektuar ligjet dhe kushtetuta e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Dragashi”, thuhet në reagimin e CDU-së, të publikuar në blogun “Gorapress”, ku jepen sqarime se rendi i ditës për këtë seancë është bërë pa dijen e zv.kryesuesit që është nga CDU-ja. Megjithatë, ky subjekt politik, në krye me Hamza Balen, në vend se të dërgonte reagimin në redaksinë tonë, është arsyetuar në mediat gorano-boshnjake, ku fajëson redaksinë tonë, se nuk paska raportuar drejtë dhe, duke u bazuar në titujt që i kanë ndryshuar mediat e këtij minoriteti, fajin e hedhë tek Radio SHARRI. Sikur të kishin kontaktuar krerët e CDU-së me redaksinë tonë, do ta kuptonin se, nuk është faji i jonë, që kemi transmetuar atë çfarë ka thënë Adem Hoxha, por fajin do ta kërkonte tek deklaratat e pamatura, të stilit “ose ata ose ne – bashkë me Vatanin assesi”.
Në mes të arsyetimeve të shumta, ky subjekt nuk ka lënë pa e shfrytëzuar këtë reagim, për t’i përmendur synimet e veta, e që prioritet i jep formimit të Komunës së Gorës, ndërkohë që nuk e ka anashkaluar as atakimin ndaj rivalit politik nga Gora, ndonëse pa i përmendur emrin se për cilin subjekt e ka fjalën. Por, duke potencuar se “mjaftë ka qëndruar komod në qeverisje dhe se tashmë nuk mund të ndihet komod”, lë për të kuptuar se porosinë ia dërgon partisë boshnjake “Vatan”, e cila në dy mandate ka qeverisur me PDK-në dhe vazhdon të qeverisë, pasi ende nuk është formuar kabineti i ri qeveritar, në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e nëntorit.
CDU, në portalet gorano-boshnjake kritikon Radio SHARRI-n!
POSTIMI PARAPRAKPolicia bastis shtëpinë e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova!
POSTIMI I RADHËSNexhmidin Sejdillar, protestues individual në Dragash!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.