Prizren, 02 dhjetor 2013 – Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, në Prizren, duke thënë se zhvillimet politike që ndodhën gjatë dy muajve të fundit në këtë qytet, janë një leksion politik për ta dhe për qytetarët e Komunës së Prizrenit. “Më 1 dhjetor, në Prizren kulmoi dështimi i demokracisë, në përpjekje për ndryshime, ashtu siç ndodhi në shumë qytete të Kosovës, ku triumfoi demokracia dhe vendosmëria për ndryshime, diku më pak e diku më shumë. Prizreni e humbi mundësinë për ndryshime, si rezultat i dhunës që ndodhi mbi qytetarët dhe votën demokratike, ku me ndihmën e njësive parapolitike, të cilët në vazhdimësi kanë dëmtuar rëndë imazhin e qytetit të Prizrenit dhe me ndihmën e madhe të minoriteteve, u dëmtua rëndë qyteti i Prizrenit, i cili ka qenë frymëzues në reflektimet e tij gjatë historisë, me ç’rast fitoi i pandehuri për krim dhe korrupsion, si dhe për shkelje ligjore, Ramadan Muja. Kjo fitore dha një mesazh shumë të dëmshëm, edhe para faktorit ndërkombëtar, të cilët ishin të interesuar që të triumfojë demokracia në Prizren, sikurse në shumë qytete të tjera. Për Bashkimin Demokratik dhe votuesit tanë, më 1 dhjetor fitoi krimi dhe korrupsioni, si dhe mbeturinat e regjimit kriminal të Serbisë, të cilat janë fshehura nën ombrellën e PDK-së dhe të koordinuar me stilin e tyre, Prizrenit ia dhanë një hije të keqe, për të cilën qytetarët dhe simpatizantët e BD-së, bashkë me strukturat e veta, duhet të jenë të vendosur në angazhimin për liri dhe demokraci në qytetin tonë”, tha Berisha, duke i falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë, si dhe duke iu premtuar se përcaktimi i tij, për një jetë më të mirë në Prizren dhe Kosovë, do të jetë objektiv kryesor për të. “Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen që na kanë dhënë dhe iu premtojmë se përcaktimi ynë për një jetë më të mirë në Prizren dhe Kosovë, do të jetë objektivi ynë kryesorë.
Për këtë kemi shumë besim se bashkërisht do të angazhohemi, pavarësisht sfidave që do të na dalin përpara”, përfundoi Berisha.
Berisha: “Në Prizren fitoi i pandehuri për krim dhe korrupsion”
POSTIMI PARAPRAKZyrtare: Në Dragash, PDK 8 delegatë – LDK 7!
POSTIMI I RADHËSHatim Baxhaku, radhën e ka për deputet të Kosovës?
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.