Dragash, 26 prill 2017 – Pas një takimi që u zhvillua sot në Dragash, midis drejtorit komunal të Arsimit – Tafil Krasniqit, drejtorit të shkollës “Ilmi Bahtiari” në Blaç – Naser Meleqit dhe Nehat Zyberit, anëtar i Këshillit të shkollës, u arrit mirëkuptimi që nesër të vazhdohet mësimi në shkollën e Blaçit, pa asnjë problem. Sipas një ftese publike, të cilën e ka siguruar redaksia jonë, që të gjithë akterët i kanë ftuar prindërit që t’i lejojnë fëmijët e tyre në vijimin e mësimit. “Në bazë të Nenit 22, pika 5 e Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar, DKA në Dragash, drejtoria e SHFMU-së ‘Ilmi Bahtiari’ në Blaç dhe Këshilli i shkollës, bëjnë apel tek prindërit e fshatrave Blaç, Zaplluxhe dhe Zgatar që t’i lejojnë fëmijët e tyre për vijimin e mësimit, që nga data 27.04.2017”, thuhet në ftesën e përbashkët që është nënshkruar nga të gjithë akterët në takim.
Arrihet pajtueshmëria – Nxënësit e Blaçit nesër në shkollë!
POSTIMI PARAPRAKArnohet rruga – Aty ku u mboll pisha!
POSTIMI I RADHËSTransparenca: Dragashi mbetet i parafundit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.