Arrestohet presidenti i Venezuelës – Pritet gjykimi në SHBA!

Arrestohet presidenti i Venezuelës – Pritet gjykimi në SHBA!

Uashington, 03 janar 2026 – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se, gjatë sulmeve mbi Venezuelën, kanë arritur ta kapin presidentin, Nicolas Maduro, bashkë me gruan e tij. Siç ka thënë Trump, ata janë larguar me avion nga ky vend. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale, duke shtuar se në operacion janë përfshirë forcat e rendit të SHBA-së.
Mediumi amerikan “CBS” ka dhënë detaje të operacionit, duke shkruar se ky operacion është realizuar nga forcat speciale të ushtrisë amerikane “Delta Force”.
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi se qeveria nuk ka informata mbi vendndodhjen e presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij. Rodriguez, në një mesazh me zë të transmetuar nga kanalet shtetërore, tha se autoritetet po kërkojnë prova të menjëhershme, duke shprehur shqetësim për sigurinë e dy figurave kryesore të këtij shteti.
Kujtojmë se Nicolas Maduro është paditur në vitin 2020, nga një gjykatë amerikane, si i akuzuar për narko-terrorizëm.