Dragash, 09 tetor 2021 – Policia rajonale në Prizren ka raportuar sot për aksidentin e djeshëm që kishte ndodhur afër Bellobradit, rreth orës 14:00, duke konfirmuar se tre persona janë lënduar, njëri prej të cilëve rëndë. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile, ku lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në raportin e policisë, duke shtuar se ky rast po vazhdon të hetohet.
Mësohet se i lënduari rëndë ishte një i ri nga fshati Kosavë, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë dy të rinj nga Bellobradi, të cilët, pas trajtimit mjekësor, po rehabilitohen në shtëpitë e tyre.
Aksident trafiku afër Bellobradit – Tre të lënduar!
POSTIMI PARAPRAKAksion i policisë në veri – Strukturat paralele japin alarm!
POSTIMI I RADHËSMjeku nga Bellobradi me sukses operoi Halil Kastratin