Dragash, 23 tetor 2019 – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me Elementin Mbështetës Civil Ushtarak (EMCU) të Ambasadës amerikane, kanë realizuar trajnimin për siguri, për personelin mjekësor të QKMF-së në Dragash.
Sipas njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes, ky trajnim është organizuar në vazhdën e bashkëpunimit dhe mbështetjes që FSK iu jep institucioneve në Republikën e Kosovës. “Trajnimi është planifikuar dhe koordinuar nga Kompania për Operacione Civile (KOC) e FSK-së dhe EMCU (Elementi Mbështetës Civil Ushtarak) i Ambasadës amerikane, ndërsa instruktorët janë pjesëtarë të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të Gardës Kombëtare të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës, stacioni policor në Dragash”, thuhet në njoftim, duke u zotuar se FSK-ja ka për synim mbështetjen e të gjitha institucioneve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme mjekësore.