Durrës, 14 tetor 2018 – Transparenca dhe komunikimi interaktiv i institucioneve qëndrore të Kosovës, ishte temë e konferencës së organizuar në Durrës për përfaqësuesit e zyrave të informimit të institucioneve qendrore të Kosovës.
Ky trajnim që kishte filluar të shtunën dhe që përfundoi të dielën, u organizua nga Instituti i Mediave i Kosovës (IMK), me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve për komunikimit, mbështetur në hartimin e një strategjie të sukseshme të komunikimit.
Kryetari i Bordit të IMK-së, Fazli Veliu, tha se organizimi i një konference të këtillë ishte nevojë e kohës, pasi është vërejtur që revolucioni teknologjik ka ndikuar në uljen e bashkëpunimit mes mediave dhe zyrtarëve. “Ne si institut kemi evidentuar se duhet një rritje më e madhe e komunikimit ndërmjet mediave dhe institucioneve. Prandaj, qëllimi i kësaj konference ishte rritja e besimit në mes të zyrtarëve për informim dhe mediave, për ta ngritur nivelin e marrëdhënieve me publikun, përmes bashkëpunimit më të mirë me mediat”, tha Veliu.
Trajnuesit, Ilire Zajmi dhe Safet Zejnullahu, zyrtarëve iu shpalosën ligjet dhe rregulloret në fuqi, të cilat e rregullojnë këtë marrëdhënie, madje disa prej ligjeve edhe obligojnë zyrtarët që ta bëjnë transparente punen e institucioneve. Në përfundim, gjatë ndarjes së certifikatave, të gjithë zyrtarët deklaruan se ky trajnim iu ka shërbyer shumë, që në punën e tyre të jenë më ekspeditiv dhe se marrëdhëniet me gazetarë të jenë më azhur në publikimin e axhendave dhe ngjarjeve të institucioneve.
Instituti i Mediave i Kosovës trajnon zyrtarët për transparencë
POSTIMI PARAPRAKNë Prizren u diskutua për sigurinë e gazetarëve
POSTIMI I RADHËSNjë i arrstuar dhe dy të lënduar pas një përleshjeje fizike!