Prizren, 21 korrik 2017 – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e ka refuzuar kërkesën, përkatësisht projektin e paraqitur nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit.
Në arsyetimin e këtij vendimi është theksuar se kërkesa e parashtruar për rikonstruimin e xhamisë, për aq sa është punuar dhe prezantuar para IKMM-së, nuk i përmbush kërkesat e legjislacionit vendor e as parimet themelore të kartave dhe të konventave ndërkombëtare, dhe për këtë edhe është refuzuar, meqë në të kundërtën dhënia e pëlqimit do të nënkuptonte shkelje të Ligjit për trashëgiminë Kulturore. Me këtë vendim të datës 19 korrik, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Prizrenit obligohet që këtë akt ta procedojë te Komuna e Prizrenit dhe të Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shkruan sot – Koha Ditore.
Refuzohet kërkesa për xhami në Kalanë e Prizrenit!
POSTIMI PARAPRAKNjë goran dhe gjashtë serbë dëmtojnë kishën ortodokse!
POSTIMI I RADHËSBurg për zyrtarët e AKP-së – Morën ryshfet!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.