Prizren, 06 tetor 2016 – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:50, policia e Prizrenit ka pranuar një denoncim përmes telefonit, se në rrugën “Hoxhë Tahsini”, në një shtëpi private, ka ndodhur grabitje e armatosur. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se disa persona, pasi e kanë thyer derën e një shtëpie, kanë hyrë me forcë brenda saj, me ç’rast i kanë terrorizuar dy banorë të moshës së vjetër dhe, nën kërcënim me armë, kanë grabitur para dhe ari.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka njoftuar se dyshohet që në këtë aksion kriminal janë përfshirë katër e më shumë persona, të cilët pasi kanë kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur. “Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për ndriçimin e rastit”, ka njoftuar Berisha.
Persona të armatosur grabisin para dhe flori në Prizren!
POSTIMI PARAPRAKDjemtë e Kosovës synojnë t’i befasojnë kroatët!
POSTIMI I RADHËSDr. Azem Hajdari ofronë dije të reja në fushën e drejtësisë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.