Dragash, 29 maj 2015 – Pas gati një dekade veprimtarie të suksesshme në Dragash, me 1 korrik mbyllet banka ProCredit, e cila mbante primatin në këtë komunë.
Askush nuk i di arsyet për këtë hap që ka marrë kjo bankë, pasi ende ajo llogaritet si banka lidere në këtë komunë. Por, ajo që dihet është se muaji qershor do të jetë i fundit që do të veprojë kjo bankë në Dragash, me punëtorë nga Prizreni pasi stafin lokal e ka pushuar nga puna.
Kujtojmë se në qytezën e Dragashit, kjo bankë u hap në shkurt të vitit 2007, me ceremoni solemne dhe ishte filiali 33-të i kësaj banke në Kosovë, që në atë kohë zgjerohej me hapa të shpejtë. Mbyllja e saj, pas 8 vjetësh veprimtarie, i ka dëshpëruar në radhë të parë punonjësit e saj, por edhe klientët e shumtë, të cilët që tani kanë filluar të mendojnë për hapje të llogarive në ndonjërën nga bankat tjera që veprojnë në këtë qytezë.
Mbyllet ProCredit Banka në Dragash!
POSTIMI I RADHËSAdem Hoxha del nga burgu – Mbetet në arrest shtëpiak!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
ishalla po e ngrehen komen zhag