Dragash, 27 maj 2015 – Qendra për Integrim dhe Zhvillim në Dragash (CIDD), e mbështetur nga OSBE, publikoi sot rezultatin e performansës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit
Në raport përfshihet puna e tyre individuale dhe subjekteve politike që përfaqësojnë në këtë kuvend, në periudhën, janar – dhjetor 2014.
Sipas publikimit të OJQ-së CIDD, del se anëtari që ka treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë, është Samidin Xheladini nga LDK, ndërkaq si anëtare që kanë treguar rezultate më të dobëta në të gjitha kategoritë janë: Arjeta Skeraj dhe Shqipe Halili nga LDK, si dhe Mersiha Memishi dhe Melisa Shola nga partia boshnjako-gorane CDU.
• Publikimi i plotë – KËTU