Prizren, 07 mars 2015 – Në Prizren është mbajtur sot protesta e paralajmëruar, me moton “Kundër degradimit të arsimit në Prizren”.
Rreth dyqind protestues janë tubuar në sheshin “Shatërvan”, nga ku ka nisur marshi drejt ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ku janë mbajtur edhe fjalime, me kërkesën që drejtori komunal i Arsimit, Nexhat Çoçaj, të japë dorëheqje.
Kastriot Jahaj, i cili përfaqësoi grupin e qytetarëve aktivë “Për Prizrenin”, tha se disa individë janë bërë shkaktarë që festa e 7 Marsit të kalojë në protesta. Ai ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Nexhat Çoçajt nga posti i drejtorit komunal të Arsimit. Ndërkaq, mësimdhënësi Shefqet Osmani, tha se kjo festë do të duhej të shënohej në një mënyrë tjetër, por situata aktuale nuk le vend për festë. Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë të veprojnë për zbardhjen e aferave të potencuara në Arsim. Gazetari, Rami Berisha, i cili ka denoncuar shumë raste të keqpërdorimeve dhe shkeljeve ligjore gjatë punësimeve, ku dhe ia ka dorëzuar policisë dosjen e rasteve që ai mëton se janë shkelur ligjet, para protestuesve tha se Prizreni nuk e meriton këtë.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive politike opozitare, në mesin e të cilëve është parë edhe deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hatim Baxhaku, por që në emër të subjektit të tij ka folur, Fatmir Memaj, i cili tha se iu vjen keq që në këtë mënyrë po shënohet Dita e Mësuesit. “Shprehim zhgënjimin tonë për degradimin që ka ndodhur në Arsimin prizrenas”, ka thënë Memaj. Ndërsa, Artan Abrashi nga “Vetëvendosje” shprehu bindjen se pushteti në Prizren është më i korruptuari në Kosovë. “Përkundër kësaj, drejtësia po hesht”, tha Abrashi.
Ndër parullat që u panë në protestë, dominonin ato me mbishkrimet “Nexhat Hajni”, “Poshtë hajnat”, ndërsa parulla kryesore mbante mbishkrimin “Dorëheqje”. Protesta e sotme vëzhgohej nga policia, e cila në asnjë rast nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje, pasi gjithçka ka vajtur qetë dhe pa asnjë incident.
Hatim Baxhaku në ballë të protestave – Kërkohet dorëheqja e Çoçajt!
POSTIMI PARAPRAKZhbogar: “Gjykata Speciale heq renë e zezë mbi Kosovë”
POSTIMI I RADHËSDragash: Vështirësohet qarkullimi edhe në rrugët rajonale!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Kush asht ky Hatim baxhaku, nuk ka asnji fjal per te ne shkrimin tuaj.
Me falni se tash e lexova qenka deputet ai duhet me fol ne kuvenndin e kosoves per kete pune e jo me dal ne protesta