Nju Jork, 11 shtator 2014 – Trembëdhjetë vjet më parë, mëngjesi i 11 shtatorit u kthye në një ditë të zezë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm. Qendra më e madhe tregtare në botë, ajo në Nju Jork, u godit nga dy avionë civil, duke i shkatërruan krejtësisht Kullat Binjake.
Nga ky sulm terrorist, mijëra njerëz u vranë më 11 shtatorit të vitit 2001. Në mbrëmje, presidenti Bush i drejtohet kombit mefjalët: “Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. I kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që t’i gjejnë personat përgjegjës. Ne nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata”, pati thënë Bush.