Dragash, 17 gusht 2022 – Nga Qendra me Bazë në Komunitet (QBK) në Dragash, njoftohet se po vazhdon regjistrimi për fëmijët e moshave tre dhe katër vjeç, duke iu premtuar se edhe këtë vit do të ketë kujdes, edukim dhe përgatitje parashkollore në nivelin maksimal të mundshëm. “Të dashur prindër, ju njoftojmë se në kopshtin ‘Qendra me Bazë në Komunitet’ po vazhdon regjistrimi për fëmijët (pa dallim etnie) të moshave 3 dhe 4 vjeç për vitin shkollor 2022 – 2023. Ju sugjerojmë regjistrimin e fëmijëve tuaj, pasi kjo është një mundësi e artë për ta që, përmes lojës të mësojnë dhe të përgatiten për vitet vijuese, saktësisht për fillimin e shkollimit të rregullt fillor. Regjistrimi i fëmijëve bëhet çdo ditë pune, nga ora 9:30-11:30 , në objektin e shkollës ‘Fetah Sylejmani’ në Dragash. E veçanta e kopshtit tonë është fakti se mund të regjistrohen fëmijët e të gjitha komuniteteve, si dhe ata me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftimin që ka arritur në redaksinë tonë nga drejtori i SHFMU-së “Fetah Sylejmani” në Dragash, Flurim Çengaj.
Vazhdon regjistrimi i fëmijëve në kopshtin e Dragashit
POSTIMI PARAPRAKGjykohet menaxheri i “Eko-Regjionit” në Dragash!
POSTIMI I RADHËSNë Restelicë digjet automjeti – Pronari dyshon se ia dogjën!