Dragash, 13 gusht 2021 – Në institucionin më të lart shëndetësor në komunën e Dragashit, QKMF “Adem Berisha” sot kanë mbërritur dy autoambulanca të reja, të blera nga mjetet e Komunës, dedikuar për shëndetësinë. Në një prononcim për redaksinë tonë, drejtori i këtij institucioni, dr. Ramadan Jashari, tha se autoambulancat janë tejet praktike për terrenin tonë dhe kjo do ta bëjë edhe më efikase punën në emergjencën e QKMF-së, e cila tashmë është një repart i ri dhe modern. “Autoambulancat janë të markës ‘Pezho Bokser’ që i përshtaten terrenit tonë. Ato i kemi blerë nga mjetet e Komunës së Dragashit, të cilat janë dedikuar për shëndetësinë, në këtë kohë pandemie”, tha drejtori i QKMF-së në Dragash, dr. Ramadan Jashari.
Dy autoambulanca të reja për QKMF-në e Dragashit
POSTIMI PARAPRAKHoxha ankohet se reklama e birrës u vendos pranë xhamisë!
POSTIMI I RADHËSPërfundimisht, Shabani garon edhe për një mandat në Dragash