Dragash, 20 mars 2016 – Në kuadër të Grupit A, Liga e Dytë e Kosovës, Klubi Futbollistik “Opoja” e ka zhvilluar ndeshjen e parë kampionale në shtëpi, ku mysafir ka pasur K.F “Besa” nga Irzniqi i Deçanit. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Dragashit dhe përfundoi me rezultatin 4:2, në dobi të vendasve. Golashënues për Opojën ishin Nazim Hajrrullahu (33′), Nedim Zaimi (48′ dhe 84′) dhe Ideal Myrtezani (72′).
Ndeshja u vlerësua “fer dhe korrekte” nga dy palët, por që “Opoja” dëshmoi një përkushtim të jashtëzakonshëm, duke u angazhuar maksimalisht, deri në fund të takimit. Për këtë angazhim, drejtori i klubit, Samet Gërdellaj, tha se ndihet tejet optimist se ky sezon do të dëshmojë cilësi në organizimin e klubit. “Ka ardhur koha që mos të merremi me thashetheme apo me gjëra që nuk i bëjnë nder klubit. Këtë sezon do të japim maksimumin që të dëshmojmë se kemi vlera dhe se kemi njerëz të vullnetit të mirë, të cilët po e mbështesin klubin, siç ndodhi sot kur disa donatorë dhuruan pajisje për lojtarët. E këta të fundit i shpërblyen me rezultat pozitiv donatorët”, tha për Radio Sharrin, drejtori i K.F. “Opoja”, Samet Gërdellaj.
Opoja e nisi mbarë sezonin pranveror – Mposht Besën!
POSTIMI PARAPRAKTerrorizohet Brukseli – Katër shpërthime trondisin qytetin!
POSTIMI I RADHËSAnila Brahaj niset për Turqi – Mos mblidhni më para!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.