Dragash, 21 gusht 2025 – Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të mërkurën qëndroi në fshatin Kuk, fshat ky i cili pësoi dëme të mëdha gjatë vërshimeve, më 26 qershor të vitit të kaluar. “Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me ‘Filizin’ paskan gjetë kohë me ardhë në fshatin Kuk, pikërisht në vendin ku ndodhen vërshimet e 26 Qershorit 2024. Natyrisht, kanë ardhë me ‘vjedhë’ ndonjë votë. Por, banorët e dinë se Qeveria e Kosovës asnjë cent nuk e ka dhënë për kompensimin e dëmeve, tash e më shumë se një vit. Mos të harrojmë që kryeministri në detyrë zbarkoi në fshatin Kuk, vetëm një ditë pas vërshimeve, ku pa me sytë e tij dëmet e shkaktuara. Premtoi mbështetje për banorët dhe rikuperimin e dëmeve por, sapo u largua nga fshati, nuk bëri asnjë veprim. Sot paskan gjetur kohë me ardhë prapë e me folë për mashtrimet e njëjta. ‘Filizat’ dalin në pranverë por thahen në stinën e vjeshtës”, ka shkruar gazetari, i cili është po nga ky fshat.
Kujtojmë se, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, nuk ka rreshtu së kërkuari nga qeveria kompensimin e dëmeve që u shkaktuan në atë kohë në disa fshatra të Opojës, duke shprehur edhe revoltën se, siç është shprehur, për një nënshkrim ka ngecuar procedimi i kompensimit. “Sërish i bëj apel qeverisë në detyrë që mos ta neglizhojë këtë proces për kompensimin e dëmëve, vetëm për një nënshkrim”, pati thënë Xheladini, më 12 gusht të këtij viti, në takimin publik me qytetarët për planifikimit buxhetor në vitet vijuese.
Vizita e ministrit Aliu në fshatin Kuk – Reagon gazetari, Gjelbrim Shabani!
POSTIMI I RADHËSKrerët e Komunës së Dragashit përshëndeten me konsullin turk!