Vetim Ramadani emërohet nënkryetar i Komunës!

Vetim Ramadani emërohet nënkryetar i Komunës!

Dragash, 16 dhjetor 2025 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, e ka emëruar Vetim Ramadanin për nënkryetar të Komunës së Dragashit. Njoftimin e ka dhënë vetë Ramadani, duke specifikuar se nga kryetari ka marrë besimin, bazuar në kontributin e tij të gjertanishëm dhe profesionalizmin në shërbim të qytetarëve të Komunës së Dragashit.
“Të dashur miq, sot zyrtarisht nga kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, jam emëruar për nënkryetar të Komunës së Dragashit. Fillimisht e falënderoj kryetarin për besimin e dhënë, si dhe subjektin tonë politik, Lidhjen Demokratike të Kosovës – Dega në Dragash, për mundësinë e ofruar që ta ushtroj aktivitetin tim politik edhe në praktikë, duke i shërbyer me nder dhe përkushtim banorëve tanë. Gjithashtu, falënderoj edhe qytetarët e komunës së Dragashit për kulturën e lartë të treguar gjatë këtij cikli zgjedhor dhe jo vetëm”, ka thënë mes tjerash Ramadani në njoftimin e tij, duke shtuar se çdo ditë e punës në shërbim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të komunës së Dragashit, do të jetë rutinë e tij e përditshme.