Dragash, 04 tetor 2018 – Nxënësit e klasës parashkollore në fshatin Rrenc të komunës së Dragashit po e bojkotojnë procesin mësimor, për shkak se ata dëshirojnë që edukatorja të jetë bashkëvendësja e tyre dhe jo edukatorja që është zgjedhur nga Drejtoria e Arsimit në Dragash.
Mirlinda Gërdellaj, e cila është nga fshati Rrenc, thotë se prindërit po kundërshtojnë t’i sjellin fëmijët në shkollë sepse ajo nuk është zgjedhur në pozitën e edukatores.
Raporti i zgjeruar nga – Kallxo.com