Nga: Kasim QAFLESHI
• Qytetet janë epiqendra e kapitalit dhe krijimtarisë, të dizajnuar për t’u pushtuar kolektivisht. Pandemitë janë antiurbane, duke predikuar dëshirën tonë për lidhje njerëzore. Është duke u bërë çdo orë e më vështirë për të gjetur normalen e re.
Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, në një krizë si kjo, por me të drejtë kemi frikë nga bllokimi. E gjithë Evropa kanë urdhëruar të mbyllen të gjitha kafenetë dhe restorantet. Edhe në Kosovë është njësoj, çdo veprimtari kaloi në ndërprerje. Xhamitë janë mbyllur, poashtu edhe kishat. Për publikun festimet dhe ahengjet e fundjavëve u anuluan. Tradicionalisht, ne kërkojmë ngushëllim në fe, sport, argëtim dhe në premtimin dhe besimin se shkenca dhe shoqëritë moderne ofrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për të zgjidhur çdo problem. Por, koronavirusi minon idetë tona më themelore për komunitetin dhe veçanërisht jetën urbane. Historianët na tregojnë se qytetet u shfaqen mijëra vjet më parë për arsye ekonomike dhe industriale. Kërcimet teknologjike prodhuan një tepricë të mallrave bujqësore, që do të thotë se jo të gjithë duhet të vazhdojnë të punojnë tokën.
Sigurisht, tani kemi telekonferencë dhe një bollëk të mediave sociale dhe forma të tjera dixhitale, të cilat veprojnë nga distanca. Tashmë kishim devijuar drejt një lloj distancimi shoqëror, duke jetuar gjithnjë e më shumë me telefonat tanë në komunitetet virtuale, duke u ngrysur dhe duke u bërë duarkryq para tyre. Teknologjia që ne po e përdorim sot na konsumon gjithnjë e më shumë, për të mirë dhe për të keq. Po përshkallëzon ankthet tona me një aksion të pafund në informata dhe dezinformata. Por, teknologjia po lejon gjithashtu që shumë prej nesh të vazhdojmë me disa lloje biznesesh dhe të veprojmë globalisht në mënyra që nuk mund ta imagjinonim një ose dy gjenerata më parë.
Edhe kështu, ne kemi ende nevojë për njëri-tjetrin, jo vetëm virtualisht. Një gazetar (mik i imi) këtu ku unë jetoj, ngriti në perspektivë distancimin shoqëror, duke shkaktuar një “recesion shoqëror”, një lloj “kolapsi në kontaktin shoqëror, që është veçanërisht i vështirë”. Poashtu, ai shkroi “mbi popullsitë më të rrezikuara nga izolimi dhe vetmia – të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara dhe kushtet e tyre shëndetësore para-ekzistuese”.
Tani, këto forma të ndërveprimit shoqëror, i vënë njerëzit në rrezik më të madh. Kjo është një arsye që biznismenët, të mençurit dhe të diturit, të rikthehen në shtëpitë e tyre të dyta në fshat dhe kanë lënë qytetin ditët e fundit, si personazhet mesjetarë përballë Vdekjes së Zezë.
E vërtetë se ata janë rikthyer përsëri në fshatra ndërsa teknologjia ka krijuar mënyra të reja të lidhjes nga distanca. Qytetet janë bërë epiqendra të kapitalit të ri dhe krijimtarisë sepse afërsia ushqen madhësi dhe forcë, nga të cilat lindin ide dhe mundësi të reja. Ekonomistët kanë folur për këtë migrim urban, në drejtim të eurove dhe centëve. Por, vlera njerëzore e hapësirës së përbashkët është përfundimisht e pallogaritshme.
Pak ditë para ”izolimit” e vizitova muzeun e Vjenës, ku ishin mbledhur turma njerëzish. Kam pyetur disa njerëz atje se çfarë i solli ata në muze. Ata thanë se donin të kujtonin veten e tyre për jetën, bukurinë dhe tolerancën e të kërkojnë forcë tek njëri-tjetri. Pra, kjo pandemi tronditi besimin e demokracive të lira dhe të hapura për të mbijetuar një kërcënim të rëndë global. Megjithëse deri më sot ishim modestë, tash e tutje duhet kujtuar por edhe mësuar njëkohësisht se, jo gjithëmonë jetohet me jetën e natës.
Kërcënimi i sotëm është krejtësisht një tjetër sfidë ndaj solidaritetit dhe mënyrës sonë të jetës. Nuk është një valë nxehtësie apo një goditje e fortë. Nuk mund të lehtësohet duke shkuar nëpër klube nate, restorante apo vende të tjera publike. Kërkon izolim dhe pikë. Do të duhej së bashku të kuptojmë një qasje të tillë.
(Autori është mërgimtar në Vjenë. Aktualisht merret me gazetari dhe art. Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)