Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për studime në SHBA

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për studime në SHBA

Prishtinë, 22 tetor 2019 – Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve, për studime në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake “WEST POINT” në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Sipas kësaj ministrie, studimet zhvillohen në gjuhën angleze dhe do të zgjasin katër vjet.
Pas përfundimit të shkollimit, kadetët do të bëhen oficerë në FSK. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-23 vjeç. Konkursi dhe formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, mod.rks-gov.net, deri më 4 nëntor 2019.