Krerët e Komunës së Dragashit përshëndeten me konsullin turk!

Krerët e Komunës së Dragashit përshëndeten me konsullin turk!

Dragash, 20 gusht 2025 – Krerët e Komunës së Dragashit e mirëpritën në takim konsullin e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, Celal Doğan, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Kosovë. “Me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, si dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit, patëm kënaqësinë që ta mirëpresim konsullin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, Celal Doğan, në një takim përshëndetës, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Kosovë. Në emër të Komunës së Dragashit dhe qytetarëve tanë, i shpreha mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin e frytshëm gjatë mandatit të tij, kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Komunës sonë”, tha kryetari Bexhet Xheladini, duke i uruar konsullit turk suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja që e presin në të ardhmen, me dëshirë që të mbetet gjithmonë mik i Komunës së Dragashit.