Dragash, 09 shkurt 2023 – Vjen nga një fshat i vogël i Dragashit por dëshmohet se është i madhë për nga inteligjenca. Pasi doli i pari në Dragash në garën për matematikë, nxënësi i klasës së 9-të, Lavdim Sadiku, nga fshati Buzez, komuna e Dragashit, rezultoi të jetë i dyti në Kosovë për nga inteligjenca. Kjo u konfirmua në garën e organizuar nga gjimnazi “Hasan Nahi”, në kërkim të gjenive të Kosovës “Eureka”, ku garuan 360 nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Kosova.
Zëvendësdrejtori i këtij gjimnazi, Qëndrim Limani, tha për redaksinë tonë se kjo vatër arsimore po vazhdon të ofrojë kushte të shkelqyeshme, sikurse në arsim ashtu edhe në aspektin shoqëror e moral. “Ne nuk përqëndrohemi vetëm në aspektin mësimor por edhe në atë shoqëror dhe moral, pasi mosha e nxënësve tanë është e tillë që kërkon edukim shumëdimensional. Nxënësit tanë vijnë nga e gjithë Kosova, por mund të ju them se nxënësit që na vijnë nga Dragashi kanë dëshmuar sukses dhe sjellje shembullore, ku disa prej tyre kanë vazhduar studimet në SHBA dhe në vendet më të zhvilluara europjane. Njëri prej tyre është edhe Lavdrimi, nga i cili pritet shumë në të ardhmen”, tha Limani.
Për nxënësin e tyre janë lavdëruar edhe stafi i Shkollës “28 Nëntori” në Bresanë, ku kanë njoftuar se para Lavdimit, të shtunën është edhe një sfidë në nivelin komunal, gara në lëndën e fizikës.
Djaloshi nga fshati Buzez, ndër më inteligjentët në Kosovë!
POSTIMI PARAPRAKNë Dragash filluan aktivitetet për ta shënuar Ditën e Pavarësisë
POSTIMI I RADHËSDragashi mbështetët nga ushtarët italian të KFOR-it