Jerevan, 12 tetor 2015 – Kombëtarja jonë e futbollit, pas shumë dekadash, që kur është themeluar, e ka realizuar të dielën ëndrrën për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Futbollit, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Francë. Pas dëshpërimit që pësoi me humbjen ndaj Serbisë, kombëtarja jonë ishte betuar se do të japë gjithçka në fushë ndaj Armenisë, vetëm që të realizohet ëndrra për të marr pjesë në Euro 2016. Takimin e së dielës me Armeninë, Shqipëria e nisi shumë mirë, duke shënuar dy gola në pjesën e parë, ku tregoi se është e vendosur për ta realizuar ëndrrën e shumëpritur. Shqipëria kaloi në epërsi që në minutën e nëntë, kur u zu ngushtë lojtari armen, Kamo Hovhannisyan, i cili detyrimisht e çoi topin në rrjet, duke shënuar autogol. Ndërkaq, në 2:0 e ngriti mbrojtësi, Berat Xhimshiti.
Në pjesën e dytë, Shqipëria bëri lojë të sigurt, duke mos i lënë nikoqirët të krijojnë raste për gol, ndërkohë që vetë befasuan, duke shënuar edhe golin e tretë. Ishte sulmuesi, Armando Sadiku, ai që shënoi për 3:0 në minutën e 76-të, teksa kishte hyrë në lojë në minutën e 59-të, në vend të Cikalleshit. Kështu mbeti rezultati deri në fund, duke bërë që Shqipëria të shkruaj historinë, pasi direkt u kualifikua në Kampionatin Evropian.
Shqipëria shkruan historinë – Kualifikohet në Euro 2016!
POSTIMI PARAPRAKPolicia arreston Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën!
POSTIMI I RADHËSJu flet kryeministri – Drejtësia, turpi ynë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.