Kukës, 14 dhjetor 2014 – Në qytetin e Kukësit sot u organizua Konkursi Letrar për çmimin “Agim Spahiu”, në të cilin morën pjesë rreth 50 konkurrues nga Kukësi, Prizreni, Dragashi, Gjakova dhe Suhareka.
Në përkujtim të 21 vjetorit të vdekjes së poetit Agim Spahiu, nga Dragashi mori pjesë vetëm profesori, Abaz Çengaj, i cili prezantoi poezinë e tij “Ku takohen rrugët.
Juria e përberë nga kryetari, Sadik Bejko, si dhe anëtarët, Petrit Palushi dhe Naime Beqiraj, fillimisht përzgjodhën 10 poezi konkurruese për vendin e parë, në mesin e të cilave u përzgjodh edhe poezia e poetit nga Dragashi, Abaz Çengaj. Sipas jurisë, për këtë vit, çmimi i takoi poezisë me titull “Globi im i heshtur”, prezantuar nga Majlinda Dulla.
Organizatorët e këtij manifestimi kulturor, me qëllim përkujtimi për poetin e ndjerw, Agim Spahiu, e kanë falënderuar kryetarin e Kukësit, Ibsen Elezi, për të cilin thanë se e ka përkrahur pa rezervë këtë shfaqje, si dhe është përkujdesur për shpërblimet e 10 poezive më të mira. “Pa përkrahjen e z. Elezi, vështirë se do ta merrte këtë formë organizimi”, tha për Radio SHARRI-n, kryetari i Klubit Letrar “Anton Pashku” nga Kukësi, Petrit Palushi, i cili është edhe kreatori i këtij çmimi letrar.
Përfundon konkursi “Agim Spahiu” – Abaz Çengaj përfaqësoi Dragashin
POSTIMI PARAPRAKAksident i çuditshëm në Prizren – Lëndohen disa persona (Foto)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.