Dragash, 25 korrik 2014 – Përkundër ndërtimit të Tregut të Gjelbërt, si donacion i Komisionit Evropian, ai kurrë nuk u shfrytëzua, tash e tre vjet. Shkak për këtë u bë mosmarrëveshja e kuvendarëve të Dragashit, se kujt t’i jepët për menaxhim ky investim që ka kushtuar rreth 300 mijë euro.
Ditëve të premte, ditë tregu në Dragash, tregtarë anëkend vendit vijnë për të shitur e stërshitur mallra të lloj-llojshme dhe, kur ata largohen, qyteza mbetet e mbuluar nga bërllogu.