Suharekë, 23 nëntor 2013 – Ish-punëtorët e fabrikës “Ballkan” në Suharekë, po vazhdojnë grevën e tyre, për të kërkuar 20 përqindëshit nga AKP-ja, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, në vitin 2005. Shumica prej tyre thonë se, tashmë janë lodhur duke qëndruar ditë e natë në këto tenda, por nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Thonë se nuk janë të kënaqur me mënyrën e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, sepse, përveç premtimeve, atyre nuk u është ofruar asnjë zgjidhje.
Grevistët thonë se, nëse nuk e marrin 20 përqindëshin, do t’i ndryshojnë format e protestës. Ndërkaq, zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, ka thënë se, pasi të përfundohen të gjitha procedurat ligjore, ish-punëtorëve do t’iu shpërndahen mjetet,transmeton KTV.
Rreth 200 ish-punëtorë të kësaj ndërmarrjeje janë takuar në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë, për të kërkuar qartësim dhe zgjidhje për këtë çështje. Ata po kërkojnë që të nis një hetim edhe ndaj procesit të privatizimit të ndërmarrjes së tyre, i cili është bërë me “Spin-off Special”, ku ka qenë vetëm një ofertues, për të cilin po ashtu dyshohet se nuk i ka kryer obligimet e parapara.
Vazhdon greva e ish-punëtorëve të “Ballkanit” të Suharekës!
POSTIMI PARAPRAKNocioni “malok” në tri kohë
POSTIMI I RADHËSThaçi: Mediat nuk e kanë kuptuar mesazhin e Xhejms Rubinit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.