Tiranë, 22 nëntor 2013 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me mjekët që kanë studiuar jashtë shtetit dhe që janë kthyer për të kontribuar në vendin e tyre.
Duke i falënderuar këta mjekë që u treguan të gatshëm t’i vënë në zbatim në vendin e tyre, njohuritë e marra jashtë, Rama tha se sëmundja më e madhe e Shqipërisë është korrupsioni, i cili po e mban peng vendin. “Kemi një sistem korrupsioni, i cili mban peng vendin dhe ne duhet që ta shërojmë vendin tonë nga kjo sëmundje. Autonomia dhe rritja e transparencës, është një kusht për të pasur sukses dhe për të shpëtuar vendin nga sëmundjet. Shëndetësia është një sistem që duhet të kurojë njerëzit”, tha Rama, duke shtuar se menaxhimi i kontrollit të barnave dhe monitorimi i sistemit të barnave nëpërmjet një sistemi modern, janë dy nga detyrat emergjente që ka aktualisht shëndetësia. “Përfshirja juaj dhe përparësia që duhet t’i japim rritjes së rolit të mjekëve profesionistë, janë një domosdoshmëri që kurat të funksionojnë. Ju jeni shprehja më e qartë e një shoqërie që ruajnë idealizmin dhe besimin, për një të nesërme më të mirë”, iu tha Rama mjekëve të pranishëm.
Kreu i qeverisë së Shqipërisë tha se duhet të krijohet një dinamikë e re, për të mundësuar autonominë profesionale dhe përfshirjen në klinikë të njerëzve të profesionit. “Duhet të vendosim një standard të ri, tek mjekët e rinj. Shërbimet nuk duhet të jenë sipas të ardhurave por sipas nevojave. Ne synojmë një sistem shëndetësor universal, i cili financohet nga sistemi financiar i përgjithshëm. Nuk duhet të lejojmë përsëritjen e gabimeve të së shkuarës”, shtoi Rama, për të shtuar se qeveria nuk i mohon nismat private të spitaleve, por ato janë nisma që nuk janë të integruara në sistemin shëndetësor të vendit dhe kjo është një detyrë që duhet bërë.
Rama: Shqipëria është e sëmurë nga korrupsioni!
POSTIMI PARAPRAKThaçi: Mediat nuk e kanë kuptuar mesazhin e Xhejms Rubinit!
POSTIMI I RADHËSFamilja shqiptare që strehon edhe fëmijë serbë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.