Beograd, 14 tetor 2021 – Ministri i Punëve të Jashtme i Palestinës, Riyad al-Maliki, sot në një deklaratë për mediat serbe, e ka ripërsëritur se vendi i tij nuk do ta njoh Kosovën. Madje, sipas tij, me vendosjen e ambasadës në Jerusalem, Kosova nuk është as vend kandidat për njohje pasi që janë shkelur ligjet ndërkombëtare. “Kosova po kërkon njohje nga vende të ndryshme dhe hapi i tyre i parë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Kjo më të vërtetë nuk i kualifikon ata që të konsiderohen si kandidatë për njohje. Nëse Kosova nuk respekton të drejtën ndërkombëtare, atëherë duhet të ketë pasoja. Ne po përpiqemi për t’iu shpjeguar shumë vendeve se ata duhet të jenë të vëmendshëm rreth njohjes së Kosovës dhe se ata duhet të përmbahen nga kjo sepse Kosova ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka dëmtuar popullin palestinez, të drejtën tonë themelore për të ekzistuar si të pavarur”, ka thënë mes tjerash duke ia parë për të madhe qeverisë Kurti që nuk e kishte anuluar vendimin për vendosjen e ambasadës në Jerusalem.
Ministri palestinez e përsërit: “Kosova s’është e pavarur”!
POSTIMI PARAPRAKUrimi i Samedin Krrabajt për fillimin e vitit të ri akademik
POSTIMI I RADHËSAksion i policisë në veri – Strukturat paralele japin alarm!