Beqir BEQAJ – drejtor i Përgjithshëm beqir.beqaj@radio-sharri.info
• Karrierën në gazetari e filloi, menjëherë pas luftës në Kosovë, duke bashkëpunuar,
fillimisht me disa nga gazetat e përditshme të Kosovës,
për tu avancuar më pas si redaktor, në njërën prej tyre në Prishtinë,
pasi u dëshmua për profesionalizëm.
Në vitin 2002 kthehet në Dragash, për ta udhëhequr programin e mëngjesit
në Radio SHARRI, por nuk e ndërpreu korrespondencën me gazetat ditore.
• Posti i drejtorit të radios i besohet në vitin 2008, pas ndryshimeve rrënjësore në kudrin udhëheqës.
Fexhri LATIFI – përgjegjës Teknik
fexhri.latifi@radio-sharri.info
• Karrierën si teknik i radios, e ka filluar spontanisht në një radio lokale në Beograd, ku edhe fillon ta pëlqej këtë profesion.
• Në vitin 1999, kthehet në vendlindje, ku edhe vazhdon ushtrimin e këtij profesioni, krahas atij fetar, për të cilin ishte shkolluar paraprakisht.
• Postin e përgjegjësit teknik në Radio SHARRI, e merr në vitin 2008, pas ndryshimeve të fundit kadrovike, duke u përkushtuar në avancimin dhe mirëmbajtjen e teknologjisë në radio.
Leonora BUÇINCA – korrespondente (Trieste)
leonora.bucinca@radio-sharri.info
• E diplomuar për Gazetari, si dhe për Letërsi e Gjuhë, në Universitetin e Triestes (Itali), është gazetare e rregullt
në të përditshmen italiane “IL PICCOLO”. Gjithashtu merret edhe me poezi, qysh nga vegjëlia.
Deri më sot ka bërë publikime të ndryshme, në grupe shkrimtarësh dhe individualisht, në gjuhën
shqipe, italiane dhe angleze, për ç’gjë ka fituar shumë shpërblime dhe mirënjohje
sikuse që është shpërblyer edhe për gazetari.
• Në Radio SHARRI nis bashkëpunimin, në fund të vitit 2014, si korrespondente nga Italia, për t’i mbuluar aktivitetet e
shqiptarëve në këtë shtet dhe jo vetëm.
|