Prishtinë, 13 shkurt 2015 – Sot po shënohet Dita botërore e Radios, e cila nxjerr në pah punën dhe aktivitetin e këtij mediumi, ndër më të vjetrit në botë. Në Prishtinë po shënohet kjo ditë, madje ka filluar që dje me një konferencë, të cilën e ka organizuar për herë të parë në këtë format, Radio Kosova. Në të po marrin pjesë radiot nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Malii Zi, me synim krijimin e një unioni të radiove mbarëkombëtare.
Drejtori i Radio Kosovës, Azem Bujupi, tha se ideja për organizimin e kësaj konference ka të bëj me krijimin e e një rrjeti të radiove shqipfolëse nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë. “Synojmë të krijojmë rrjetin e radiove shqipfolëse të rajonit tonë dhe më gjerë, në mënyrë që të shkëmbehen përvojat e secilit nga ne. Po ia dolëm këtij synimi, ne do të jemi shumë më të pasur në program, e kjo e ofron edhe më shumë dëgjuesin. Përse të mos transmetohet një emision i yni edhe në Radio Sharri, apo anasjelltas?”, ka thënë Bujupi. Për këtë qëllim, sonte në orën 18:00, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, mbahet koncert i pasur ku do të paraqitet Big Bendi i RTK-së.
Radio mbetet e veçantë – Nuk të le pa punë!
POSTIMI PARAPRAKHoxhanesha Ikballe e kundërshton emigrimin (Video)
POSTIMI I RADHËSPak detaje nga marrëveshja, Mustafa – Vuçiq!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.