Kryetari, Bexhet Xheladini, i reagon PDK-së në Dragash rreth çështjes “Radio SHARRI”

Kryetari, Bexhet Xheladini, i reagon PDK-së në Dragash rreth çështjes “Radio SHARRI”

Dragash, 03 korrik 2025 – Pas reagimit të mbrëmshëm të degës së PDK-së në Dragash, lidhur me çështjen e raporteve mes Komunës dhe Radio Sharrit, kryetari Xheladini ka reaguar sot ndaj këtij subjekti, duke e cilësuar reagimin e tyre si të pavend.
“Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë të Komunës së Dragashit, me keqardhje kemi vërejtur një reagim të pavend nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash, e cila në vend që të përqendrohet në përmbajtjen dhe rolin e saj opozitar në Kuvendin Komunal, po përpiqet të shpërqendrojë opinionin publik përmes akuzave të pabaza dhe manipulimit të fakteve. Për hir të transparencës dhe respektit ndaj qytetarëve, ndjej obligim të sqaroj disa çështje:

RADIO SHARRI NUK DUHET TË JET PENG I URDHËRAVE NGA JASHT

Komuna e Dragashit asnjëherë nuk e ka sulmuar lirinë e medias. Bashkëpunimi ynë me Radio “Sharri” ka qenë i hapur dhe korrekt, për aq kohë sa ky medium ka respektuar rolin e tij si medium informues . Kemi bërë vërejtje të arsyeshme për mos-transmetimin e disa seancave solemne me rëndësi publike, siç ishte Dita e Çlirimit dhe ceremonia e binjakëzimit me Komunën e Mavrovo-Rostushës – ngjarje që nuk kanë lidhje me politikën ditore, por me interesin publik.
Ne kemi ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin, derisa të sigurohemi se veprimet e  këtij mediumi nuk ndikohen nga interesa jashtë radios.Kjo nuk është presion, por përgjegjësi për të ruajtur objektivitetin.

DITËN E SEANCËS PDK KA BËRË PËRPJEKJE TË HAPURA PËR TË BLLOKUAR PUNËN E KUVENDIT

Pavarësisht përpjekjes për ta shitur veten si mbrojtës të fjalës së lirë, PDK në Dragash duhet të tregojë përgjegjësi për bojkotimin e seancës më të rëndësishme të vitit – atë ku u miratua Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB). Të mos marrësh pjesë në një debat kaq të rëndësishëm për qytetarët e Dragashit.
Sipas informatave të brendshme, brenda degës së PDK-së ka pasur përçarje të theksuara dhe debat të ashpër për këtë vendim të gabuar për mosëpjesëmarrje në seancë. Kjo tregon qartë që bojkotimi ka qen i planifikuar një ditë para seancës ,nuk ishte për parim, por për kalkulim politik të gabuar– i cili, fatkeqësisht për ta, nuk funksionoi.

NE MBESIM TË HAPUR PËR BASHËPUNIM ME TË GJITHË PËR TË MIRËN E QYTETARËVE

Komuna e Dragashit është shtëpia e të gjithë qytetarëve – pa dallim bindjeje politike. Ftojmë çdo subjekt politik, përfshirë edhe PDK-në, që energjinë e tyre ta kanalizojë në propozime konkrete për mirëqenien e qytetarëve, e jo në akuza boshe e deklarata emocionale.
Vendimet tona nuk kan asnjë qëllim për të kufizuar lirinë e medias; Vendimet tona për bashkëpunim apo pezullim të bashkëpunimit me çdo institucion do të jenë gjithmonë të bazuara në ligj, profesionalizëm dhe paanshmëri. Demokracia kërkon përgjegjësi, jo vetëm nga pushteti, por edhe nga opozita”, thuhet mes tjerash në reagimin e kryetarit Xheladini, duke shtuar se qytetarët e Dragashit meritojnë një debat të sinqertë dhe të bazuar në fakte – jo lojëra politike në kurriz të interesit të popullatës.