Arti i të kënduarit në Opojë

Arti i të kënduarit në Opojë

Nga: Bedri HALIMI


• Opoja është trevë e pasur me folklor, si në prozë popullore (përralla, përrallëza, kallzime, anekdota, legjenda, fjalë të urta, mallkime, urime, përshendetje, gjeëgjeza, enigma popullore, pyetje e gjegje, lutje, betime, fjalë të urta), poashtu edhe lirikë popullore (këngë motmoti, këngë përgimi, ninulla, këngë synetie, këngë fejese, kengë martese, këngë nusërie, këngë pune, këngë dashurie, këngë erotike, këngë rinie, këngë kapuqash dhe humoristike, këngë vallëzimi, këngë kurbeti, dromca për fëmijë) dhe këngë historike.
Shumica e këngëve kryesisht këndohen nga femrat, por në mesin e traditës popullore të kësaj ane nuk kanë munguar as këndimi i këngëve nga meshkujt, sidomos këngët e kurbetit, të dashurisë, humoristike, të rinisë, pune etj. Këndimi i këngëve nga femrat është bërë në përcjellje me defa e më rrallë me instrumente me qifteli, kurse këndimi i këngëve nga mëshkujt përpos që është bë pa instrumente fare në bjeshkë, në fushë, është bërë edhe me përcjellje si me kavall, fyell por edhe me qifteli e sharki.
Sa i përket talentëve në të kënduar, si te femrat ashtu edhe të mëshkujt, nuk kanë munguar në Opojë, mirëpo sidomos te femrat talentët janë shuar me vetë faktin se nuk kanë vazhduar më tutje shkollimin. Deri më tani që ka bërë emër është Ymrije Beqaj, e cila në interpretimet e saj karakteristike, e ka ruajtur edhe melosin opojan. Afër 20 këngë të saj janë në fonotekën e radiotelevizionit të Kosovës, e të cilat tasmë gjenden të plasuara edhe në yutube.
Kurse te mashkujt është më ndryshe nga se talentët e veçantë janë marrë me këndim sipas kushteve dhe rrethanave të kohës. Kështu ndër më të dalluarit janë: Salajdin Tafili, i cili me zërin e tij karakteristik ka kënduar në shkollë të Bresanës, në një shoqëri kulturore artistike, e në ndonjë përvjetor për ditën e shkollës. Salajdin Tafili për fat të keq nuk ka arritur që të bëj inqizimin e këngëve për ti ruajtur institucionet e kulturës në fonotekën e tyre. Edhe shoqëria nuk i ka kushtuar rëndësi talentit të Salajdin Tafilit duke i hyrë kështu borxh edhe profesorit Salajdin si dhe vetë kulturës së Opojës. Kur kësaj ti shtohet edhe fakti që ish pushteti nuk e kishte në qejf Salajdinin, çështjen e bën edhe më të ndërlikuar. Është keq që një zë i mrekullueshëm si i Salajdin Tafilit nuk është regjistruar. Sa për kuriozitet mund të përmendim ekzekutimin e gjysmës së këngës “Fusha e Korabit” që dikush e ka inqizuar me telefon dhe për fat të mirë e ka postuar në Youtube gjatë mbrëmjes së një mature. Ka qarkulluar në Opojë te artdashësit një audiokasetë me këngë të interpretuara nga Salajdin Tafili, një kopje të së cilës e kam pasur edhe unë, por për shkak të dëmtimeve që ka bërë pushteti serbë gjatë kohës së luftës, të gjitha i ka dëmtuar duke i gjuajtur. Të shpresojmë se dikush në Opojë mos i ka ruajtur dhe do të lajmërohet. Nese po, do të ishte kjo gjë një mrekulli.
Xhemali Berisha përpos që është emër i njohur në nivelin kombëtar me profesionin e tij si koreograf ku ka qenë edhe për një kohë të gjatë pjestar dhe udhëheqës i ansamblit “Shota”, përmes së cilës e ka bërë të njohur edhe folklorin e Opojës në nivel jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar, ai është i njohur edhe si këngëtar me talentin e tij në fushën e të kënduarit. Në fonotekën e Radios dhe Televizionit të Kosovës ka këngë të interpretuara nga Xhemali Berisha si me qifteli po ashtu edhe me instrumente tjera popullore. Një numër i konsiderueshëm me 12 – 13 këngë të kënduara nga Xhemali Berisha gjendën të postuara edhe në Youtube. Këto interpretime padyshim që paraqesin vlerë për sfondin e përgjithshëm të kulturës kombëtare. Të shpresojmë se në këtë drejtim, Xhemaliu do ti gëzoj artdashësit e shumtë duke na dhuruar edhe ndonjë interpretim të ri të ndonjë kënge.
Rahmi Ymeri është emër i njohur qoftë si profesor i muzikës, qoftë si instrumentist virtuoz, qoftë si kompozitor, ku ka arritur madje të fitoj edhe çmime në nivele kombëtare, Rahmiu është i talentuar edhe në fushën e të kënduarit. Deri më tani ka bërë disa inqizime me piano dhe si të tilla i ka postuar në Facebook në profilin e tij për ti kënaqur miqtë e tij artëdashës. Edhe ndonjë melodi me violinë qoftë nga muzika popullore apo edhe ajo serioze e ka lansuar në Facebook si dhe në Youtube. Nga inqizimet e mëparshme të Radio Televizionit të Prishtinës është vetëm një këngë e lansuar tashmë edhe në Youtube. Rahmiu përderisa është në kulmin e aktivitetit të tij artistik, është e nevojshme që të bëj inqizimin e ndonjë CD-je me këngë të interpretuara nga vetë ai dhe si të tilla ti servohen opinionit artëdashës. Këtë ia ka borxh Ramiu vetvetes në radhë të parë si dhe kulturës. Shpresojmë që Rahmiu ta realizoj këtë ide të kahmotshme të tij. Dhe jo vetëm kaq. Shpresojmë se do të gjenden edhe donator për ta ndihmuar materialisht finalizimin e kësaj ideje.
Vëllezërit Riad dhe Mirhad Lecaj padyshim se janë të njohur në tërë Kosovën dhe më gjerë. Ata përpos që këndojnë nëpër dasma, kanë marrë pjesë edhe në shoqëri të ndryshme kulturore e artistike ku janë dalluar me interpretimin e këngëve të ndryshme folklorike dhe popullore, si në përvjetorë të shumtë, koncerte etj. Këta kanë arritur madje që me vetë financim të nxjerrin edhe disa albume me këngë të tyre, ku një numër i konsiderueshëm i këtyre këngëve janë të postuara edhe në Youtube. Padyshim se Vëllezërit Lecaj do të japin kontribut edhe më të madh se deri më tani, ngase janë në kulmin e vrullit të interpretimeve të suksesshme. Çdo këngë e re e realizuar nga vëllezërit Lecaj padyshim pritet me interesim të veçantë si në Opojë ashtu edhe jashtë Opojës.
Dalip Çengaj është një mësues entuziast i muzikës dhe si duket entuziazmin me kalimin e kohës e ka lënë vetë pas dore duke mos e kultivuar zërin karakteristik që e posedon. Dalipi ka kënduar në rrethe të ngushta shoqërore, pastaj në ditë të ndryshme festive së bashku me Nexhat Qusajn, Behar Krrabajn etj., por edhe interpretimet solo. Në Youtube gjendet një këngë duke kënduar bashkë me Nexhat Qusajn. Dalipi edhe tani e ka zërin karakteristik dhe është keq nëse nuk do ti regjistronte edhe disa këngë të interpretuara nga ky talent i mrekullueshëm. Edhe shoqëria përkatësisht institucionet e kulturës duhet të përkujdesen më tepër në këtë drejtim për ta nderuar këtë talent dhe për të kontribuar kështu në çështjen e artit muzikor përgjithësisht dhe atij të Opojës veçanërisht.
Nexhat Qusaj është një talent me zë të veçantë i cili ka mbetur gjithashtu i pa kultivuar sa duhet. Nexhati ka kënduar nëpër Dasma në Opojë apo edhe jashtë saj në rrethet e ndryshme shoqërore, në data të ndryshme historike, koncerte etj. Ka qenë aktiv edhe në shoqërinë kulturore artistike “Shqiponja” në periudhën e pasluftës. Deri më tani ka të inqizuara dy apo tri këngë që janë të lansuara edhe në Youtube. Edhe shoqëria, përkatësisht institucionet e kulturës duhet ti ndihmojnë Nexhatit për ta realizuar ndonjë projekt për ndonjë album të interpretuara me zërin e tij të fuqishëm. Këtë institucionet ia kanë borxh moral dhe jo vetëm kaq Nexhatit. Të shpresojmë se Nexhati së bashku me shokë, këtë ide të kahmotshme të tij ta realizoj me sukses.
Behar Krrabaj padyshim është talent me individualitet të veçantë. Ai ka kënduar së bashku me Nexhatin e Dalipin, por edhe solo nëpër ndeja të ndryshme shoqërore, në përvjetor të ndryshëm historik, në dasma etj. Virtuoziteti i Beharit është për lakmi. Nga interpretimet e tija janë ruajtur vetëm një apo dy këngë në Youtube. Tashmë meqë punon dhe jeton në Belgjikë, sikur është larguar nga arti muzikor, por konsiderojmë se Behari do të ia dal idesë që zërin e ti ta inqizoj në disa interpretime dhe ta finalizoj me ndonjë album, e cila do të ishte një dhuratë e çmuar për shokët e tij dhe për njerëzit artëdashës në njërën anë dhe në anën tjetër do të jepte kontribut edhe në çështje të artit muzikor, ngase vetë Behari ka edhe aftësi krijuese në interpretimin e këngëve folklorike. Edhe Behari borxhin duhet t’ia lajë vetes në këtë drejtim, dhe madje jo vetëm vetes.
Masari Sinani është entuziast i muzikës ku ka marrë pjesë në shoqëri të ndryshme kulturore e artistike, e veçmas me shoqërinë “Bresana”, ku është pritur mirë kudo që është paraqitur, në përvjetor të ndryshëm historikë, koncerte etj. Ka kënduar edhe në dasma të ndryshme. Me disa këngë të tija duke e ruajtur traditën Opojane krahas vëllezërve Lecaj është bërë i njohur dhe e ka riaktualizuar vlerën e disa këngëve të Opojës. Masari ka arritur që ti inqizojë deri tani një numër të konsiderueshëm të këngëve me të cilat ka nxjerrë disa albume. Shumica e këngëve të tija janë të plasuara edhe në Youtube. Meqë është në vrullin e interpretimit, shpresojmë se Masari do të vazhdojë që të ketë sukses edhe në të ardhmen duke inqizuar këngë të reja si dhe albume të reja.
Krenar Vehebiu është një djalosh i ri, entuziast dhe madje profesionist në fushën e muzikës. Ai pos që këndon nëpër dasma, nëpër manifestime të ndryshme si përvjetor etj., ai ka arritur që deri tani ti ketë nja tri apo katër këngë të plasuara edhe në Youtube. Meqë është i ri dhe në kulmin e interpretimit, shpresojmë se edhe Krenari do të na gëzojë me ndonjë album të veçantë në fushën e të kënduarit.
Janë edhe disa të tjerë talent, si Ajni Sadiku, Shpetim Elezi, Nebi Nebiu, ku Nebiu madje ka edhe një këngë të lansuar në Youtube të cilët për kohën janë marrë me muzikë, por Nebiu si duket më shumë është orientuar në instrumente. Gjithashtu e njejta gjë vlenë edhe për Fatmir Kryeziun i cili ndonse me talent në fushën e të kënduarit nuk ka të plasuar ndonjë këngë të interpretuar nga ky, por është përqëndruar më shumë në çështjen e përcjelljes, përkatësisht ekzekutimit me instrumente muzikore. Ka edhe të rinjë që mund të kenë talent, por që duhet të vazhdojnë për ta kultivuar talentin e tyre.