Gjenevë, 02 dhjetor 2014 – Ndeshja që u zhvillua më 14 tetor të këtij viti në Beograd, ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, mbetet me rezultatin 3:0 për Serbinë. Kështu ka vendosur edhe zyrtarisht UEFA, duke e zyrtarizuar sot vendimin e saj që mori më 24 tetor.
Televizioni “Top Channel” ka raportuar se Komisioni i Apelit i UEFA-së, sot e la në fuqi vendimin e mëparshëm, përmes së cilit Shqipëria u shpall humbëse e ndeshjes, ndërkohë që Serbia u dënua me heqjen e 3 pikëve.
