Suharekë, 12 dhjetor 2014 – Në aksionin e sotëm që ka ndërmarrë policia në Suharekë, fare pranë gjimnazit “Jeta e Re”, janë sekuestruar sasi të vogla substancash narkotike dhe një fishek.
Gjat kontrollimit të rreth 200 nxënësve, të cilët po i frekuentonin kafiteritë përreth, në Qendrën Zejtare numër 2, policia ka kontrolluar çdo të ri që ka rastisur aty, raporton portali nga kjo komunë, TherandaPost. Burimet e sigurta që ka kontaktuar ky portal, bëjnë të ditur se, gjatë kontrollit është gjetur një sasi e marihuanës, si dhe një plumb i kalibrit 9.76 milimetra. Aksioni ka rezultuar me mbylljen e katër lokaleve dhe arrestimin e 2 personave. Policia kishte në shenjestër kafiteritë që ndodhen pranë shkollës, pasi kishin informacione se në këtë lokacion vepron një rrjet i organizuar që shpërndanë narkotikë.
Policia kontrolloi nxënësit – Gjetën vetëm pak marihuanë!
POSTIMI I RADHËSLëndohet Diellza Kolgeci – Mungon në Dancing With The Stars!
-
theranda
-
theranda
