Moti i keq ç’akordoi përçuesit elektrik – Dragashi, Light Show!

shtylla elektrike demtohetDragash, 02 shkurt 2015 – Frymët e forta, të përcjella edhe nga reshjet e borës, kanë dëmtuar shumë shtylla elektrike, duke e lënë Dragashin në terr, që nga e premtja.
Për tre ditë rresht, komuna e Dragashit kishte jostabilitet në furnizimin me energji elektrike, madje i ngjante një “Light Show” pasi energjia vinte dhe ikte shumë shpesh, gjë që i revoltonte banorët e kësaj komune, të cilët janë ndër paguesit më të rregullt të energjisë elektrike në Kosovë. Përgjegjësi i Njësisë së KEDS-it në Dragash, Selami Domuzeti, ka thënë se avaria ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku është konstatuar se nga moti i keq janë dëmtuar më shumë se 20 shtylla elektrike dhe, për riparimin e tyre është dashur shumë mund dhe kohë.
Ekipet e KEDS-it janë shpërndarë në tre drejtime dhe, gjatë së hënës ia kanë dalë të riparojnë në masë të madhe defektet, të cilat kanë rezultuar me furnizim më të mirë me energji.