Sarajevë, 21 nëntor 2013 – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, ka thënë se Kroacia do të luaj ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës. Ish reprezentuesi i këtij vendi ka premtuar madje se miqësorja mes dy vendeve do të zhvillohet në Prishtinë. “Kroacia do të luaj me Kosovën”, i ka thënë Shuker gazetës boshnjake “Sport – Avaz”, e cila mu këtë citat e ka vënë në ballinën e saj.
Intervistën e plotë me njeriun e parë të futbollit kroat, kjo e përditshme boshnjake e sportit, do ta publikojë në numrin e nesërm. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), do të takohet me homologët serbë në Cyrih, në fund të këtij muaji, ku temë diskutimi do të jetë çështja e futbollit kosovar. Ndërkaq, më 5 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s pritet t’i lejoj Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.
Paralajmërimi i Davor Shukerit, për të luajtur me Kosovën, ka gjasa të ndodhë në shkurt të vitit 2014, kur janë datat e lira të FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare mes përfaqësuesve.
Futboll: Kroacia do të luajë me Kosovën?
POSTIMI PARAPRAKRritet eksporti i metaleve, por jo edhe vlera monetare!
POSTIMI I RADHËSLamtumirë Koli!
-
Favenid
