Adem Hoxha në paraburgim – Dyshohet për dhunim!

adem hoxha dhunimiDragash, 21 janar 2015 – Adem Hoxha, deputet në Kuvendin e Kosovës, ndodhet në paraburgim 30 ditor, për shkak të një vepre me motive të ulëta.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, përmes një komunikate për media e ka konfirmuar rastin, duke sqaruar se lidhjet mes deputetit Hoxha dhe të dëmtuarës janë në miqësi familjare “Sipas kërkesës nga Prokuroria e Shtetit, për caktimin e paraburgimit, thuhet se i pandehuri (A. H.), më 18 janar të këtij viti, rreth orës 15:20, në veri të Mitrovicës, pasi i kishte telefonuar të dëmtuarës (E.H.) dhe kishte kuptuar se ajo gjendej e vetme në banesë, kishte shkuar aty dhe, pasi e dëmtuara e kishte hapur derën, ai e kishte rrethuar me duar të dëmtuarën, pastaj e kishte kapur për flokësh duke i thënë se dëshiron të jetë e tij. Përmes forcës, ai kishte tentuar të kryente aktin seksual. Pas disa reagimeve rezistuese, e dëmtuara kishte filluar të bërtasë dhe të kërkonte ndihmë. Pas këtij reagimi, i pandehuri kishte lëshuar banesën e të dëmtuarës”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, duke potencuar se nga deklaratat e palës së dëmtuar, është kuptuar se i pandehuri ka qenë mik i familjes së të dëmtuarës.
Adem Hoxha (47), nga Restelica e Dragashit, në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë bartës i Listës së CDU-së, ku edhe i fiton zgjedhjet në trevën e Gorës. Kjo ka bërë që me automatizëm të emërohet në pozitën e zv-kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Dragashit. Në prag të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan vjet, Hoxha themelon Partinë e Bashkuar Gorane (JGP) dhe me këtë subjekt, si pjesë e Koalicionit për Gorën, i fiton zgjedhjet në Gorë. Ky rezultat ia mundëson që ta merr vendin e rezervuar për goranët në Kuvendin e Kosovës, ku në Grup Parlamentar hynë me Listën Serbe. Njëkohësisht, ai u bë anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, punë dhe Mirëqenie sociale.