Adem Jashari në Malet e Pashtrikut!

adem jashari pashtrikuPrizren, 23 prill 2015 – Në një fotografi që është postuar në Facebook dhe që po shpërndahet me të madhe, madje po e botojnë edhe portalet e ndryshme, përfshirë edhe portalin e RTK-së, duket qartazi portreti i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, në shpatet e Pashtrikut. Kjo foto, bashkë me disa të tjera, është realizuar nga, Afërdita Ajeti, më 09 prill 2015.
E pyetur nga Radio Sharri, autorja e kësaj fotoje të rastësishme, tha se, me ta parë këtë mrekulli, teksa po hynte në Prizren, nga Suhareka, menjëherë e ka fotografuar. “Ka qenë një mrekulli, e cila vërtetë më ka habitur. Isha në hyrje të Prizrenit, teksa po vija nga Suhareka dhe, kur e kam vërejtur atë peizazh, nuk iu besoja syve. Ora ishte rreth 15:00 dhe rrezet e diellit i kishin rënë shpatit në Pashtrik. Doja ta fotografoja këtë pamje të mrekullueshme dhe, kur shikova më pas fotografinë, pashë portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari, gjë që mbeta e befasuar”, sqaron për Radio Sharrin, Afërdita Ajeti, autorja e fotografisë.

Leave a Reply