Mira Janji lanson hitin e radhës – Një baladë të këndshme!

Mira Janji lanson hitin e radhës – Një baladë të këndshme!

Tiranë, 17 mars 2018 – Këngëtarja sharmante, Mira Janji, sërish na ka befasuar me këngën e sajë më të re, të cilën e ka lansuar sot. Lajmin për lansimin e kësaj balade të bukur e ka kumtuar për redaksinë tonë vet këngëtarja, pasi ajo e dinte se në finalizim e sipër të këtij klipi, pak ide kishte dhënë edhe ekipi ynë teknik, të cilat janë përfillur nga këngëtarja që po konsiderohet si “Barby” në estradën tonë. Ajo thotë se është e kënaqur me rezultatin final të klipit, për të cilin thotë se ka filluar menjëherë të bëhet hit “Është kjo balada më e bukur që kam realizuar deri më sot. Me ka pëlqyer shumë kjo kolonë zanore, prandaj e kam kënduar me shumë ndjesi”, ka thënë këngëtarja, duke falënderuar stafin e “Art Produksion”, për të cilin thotë se kanë bërë punë të mrekullueshme.