Vrasësi i turistëve çekë, sapo kishte dalë nga burgu!

sokol mjacaj vrasesTiranë, 05 korrik 2015 – Dy ditë pas vrasjes së turistëve çekë, në një aksion të nisur mbrëmjen e së shtunës, policia ka arritur të arrestojë sot autorin. Raportohet se 20-vjeçari, Sokol Mjacaj, banor në fshatin Lotaj të Shkodrës, e ka pranuar veprën që ka kryer. “Po, unë jam autori. E kam kryer i vetëm vrasjen, pa bashkëpunëtorë. Qëllimi ishte të grabisja makinën. Kam hipur me zor në makinë. Në fshatin Lotaj i kam dalë përpara automjetit dhe iu kam drejtuar armën, duke u bërë me shenjë të ndalojnë. Kanë ndaluar dhe me zor jam futur në makinë. Gjatë gjithë rrugës, deri në Prekal, i kam mbajtur nën kërcënimin e armës. Aty iu kam thënë të zbresin por ata tentuan të më merrnin armën dhe i qëllova. Makinën nuk e mora, pasi ajo ra në greminë, pasi e qëllova drejtuesin derisa makina ishte në lëvizje. Kam marrë vetëm një telefon, sepse mu duk shumë i mirë”, iu ka thënë hetuesve Mjacaj. Arrestimi i tij u bë në një shkollë të fshatit Grudë e Re, e cila ishte e rrethuar nga forca të shumta policore, të pajisura edhe me snajperistë. Para se të dilte nga vendi ku ishte fshehur, 20-vjeçari kishte kërkuar garanci nga policia që t’mos e vrisnin dhe as t’mos ushtronin dhunë ndaj tij.
Policia ka deklaruar se Mjacaj është personi i cili i ka marrë jetën turistëve çekë, Michael Svatosh dhe Anna Kasinovës. “Akuza është e vërtetuar shkencërisht”, pohon policia, duke shtuar se autori i kësaj vepre ka pasur qëllim grabitjen e veturës. Ndërkaq, mediat në Shqipëri raportojnë se autori i krimit, ndonëse është 20 vjeç, në vitin 2010 ishte dënuar për vjedhje, e cila për pasojë kishte edhe vdekjen e një fëmije. Për këtë vepër, ky person kishte vuajtur katër vjet burg dhe është liruar para një muaji.

Leave a Reply