Selim Kryeziu zgjidhet kryetar i LDK-së në Dragash

selim kryeziu kryetar ldkDragash, 16 maj 2015 – Profesori në shkollën e mesme të Dragashit, Selim Kryeziu, nga sot do ta drejtojë degën e LDK-së në Dragash. Kjo u vendos në Kuvendin Zgjedhor të degës së kësaj partie, i cili po vazhdon ende me punimet e tij, për t’i zgjedhur organet tjera drejtuese.
Nga kryesia qendrore e LDK-së, punimet po i përcjell Anton Çuni, ndërsa nga dega e LDK-së në Prizren, Hatim Baxhaku.
Në prononcimin e shkurtë që i dha Radio Sharrit, i sapozgjedhuri për kryetar të degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, tha se postin që i është besuar, do ta ushtrojë me përkushtim të madh. “Gjithçka do të jetë më ndryshe…
LDK-ja në Dragash do të jetë parti serioze, duke rikthyer frymën rugoviane, e cila frymë ka ditur të vlerësoj çdo qytetar dhe që nuk ka bërë kurrë diferencime”, tha Kryeziu.

Leave a Reply