Rrëzohet një aeroplan në Francë – Të vdekur 147 persona?

avioni germanwings lufthansaParis, 24 mars 2015 – Një aeroplan i tipit AirBus – A320, është rrëzuar sot në jug të Francës, ku dyshohet se kanë pësuar rreth 150 persona. Gazeta gjermane “Bild” raporton se dyshohet të kenë vdekur 142 udhëtarë dhe 5 anëtarët e ekuipazhit.
Aeroplani i kompanisë “Germanwings”, e cila është pjesë e kompanisë “Lufthansa”, kishte fluturuar nga Barcelona drejt Dyseldorfit, por që diku në alpet e Francës jugore është rrëzuar, citohet të ketë thënë një zyrtar për agjencinë Reuters. Gazeta franceze “La Provence”, ka bërë të ditur se në aeroplan kanë qenë 142 udhëtarë, dy pilotë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Leave a Reply