Porosia nga Angjela Martini – Mendoni më pak, ndjeni më shumë!

angjela martini urimiNju Jork, 01 janar 2015 – Top Modelja jonë me famë botërore, Angjela Martini, i ka uruar sot fansat e saj me dëshirat më të mëdha që viti 2015 të jetë vit i dashurisë. Këtij urimi, Martini ia ka bashkëngjitur një foto sensuale, e cila ka arritur të ngacmoj shumë fansa të saj, veçmas ata të gjinisë mashkullore. “Gëzuar viti 2015 për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Uroj që ky vit të ju sjellë gjithçka që ju dëshiron zemra. Gjëja më e rëndësishme është dashuria, prandaj ju uroj shumë dashuri të pastër dhe të ndershme. Mendoni më pak dhe ndjeni më shumë. Është koha për të gëzuar sot, për të parë jetën, si një dhuratë të cilën duhet çmuar çdo ditë”, ka shkruar Angjela Martini në profilin e saj në Facebook.

Leave a Reply