Policia kontrolloi nxënësit – Gjetën vetëm pak marihuanë!

bastisen nxenesit suharekeSuharekë, 12 dhjetor 2014 – Në aksionin e sotëm që ka ndërmarrë policia në Suharekë, fare pranë gjimnazit “Jeta e Re”, janë sekuestruar sasi të vogla substancash narkotike dhe një fishek.
Gjat kontrollimit të rreth 200 nxënësve, të cilët po i frekuentonin kafiteritë përreth, në Qendrën Zejtare numër 2, policia ka kontrolluar çdo të ri që ka rastisur aty, raporton portali nga kjo komunë, TherandaPost. Burimet e sigurta që ka kontaktuar ky portal, bëjnë të ditur se, gjatë kontrollit është gjetur një sasi e marihuanës, si dhe një plumb i kalibrit 9.76 milimetra. Aksioni ka rezultuar me mbylljen e katër lokaleve dhe arrestimin e 2 personave. Policia kishte në shenjestër kafiteritë që ndodhen pranë shkollës, pasi kishin informacione se në këtë lokacion vepron një rrjet i organizuar që shpërndanë narkotikë.

  1. po ku ishin deri tash ukon desht ma heret mi marr kto aksione jo mu prish rinia edhe duhet qeto shitore per rreth mi kqyr qe po shesin cigare me cop sido mos te stacioni i aftobusav te gjelltorja ngat stacioni aj plaki qe shet cedeja shet cigare me cop turp duhet mi ardh me prish rinin bravo policis qe ka marr aksion ma shpesh ksi aksione

  2. bravo ma shpesh ksi aksione policia

Leave a Reply