Opoja feston Verzën – Këtu përfundon dimri!

bellobrad festohet verzaDragash, 13 mars 2015 – Në krahinën e Opojës sot është ditë feste. Të rinjtë e kësaj treve të komunës së Dragashit, në Kosovë, festojnë “Verzën”, festë kjo e trashëguar brez pas brezi nëpër shekuj.
Shumë pak nga fëmijët e dinë se përse festohet kjo datë, por e dinë se po e kremtojnë fillimin e pranverës. E rëndësishme për ta është se në këtë ditë kënaqen duke lozur. Në dorë shumica mbajnë një qese të mbushur me vezë të ziera dhe të stolisura me lloj-lloj vizatimesh. Ato më pas i cakërrojnë me njëri-tjetrin, për ta nxjerrë në fund vezën fituese. Etnomuzikologu i ndjerë, Bahtir Sheholli, gjatë një interviste për radion tonë pati deklaruar se Verza nuk është festë e ndonjërit prej religjioneve aktuale ndër shqiptarët, por ajo ka ngelur nga paganët. “Opoja është një trevë karakteristike, jo vetëm në tokat shqiptare por edhe në Ballkan. Nuk është vetëm verza që festohet në Opojë, por janë edhe Shëngjergji, Jeremia, Shënkolli e shumë festa të tjera, të cilat me fanatizëm janë ruajtur në këtë krahinë të vogël”, pati sqaruar Sheholli.

Leave a Reply