Në Bresanë të Dragashit një person plagoset me thikë!

plagosje me thikeDragash, 20 tetor 2015 – Një person është plagosur me thikë, mbrëmë në fshatin Bresanë të Dragashit, raportoi sot policia rajonale në Prizren, sipas së cilës, rasti ka ndodhur rreth orës 19:10 minuta. “Në fshatin Bresanë të Dragashit ka mbetur i therur një i ri, i vitlindjes 1987. Viktima është therur nga i dyshuari me një brisk xhepi, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka marrë ndihmën mjekësore në ambulancën e fshatit e më pas është shtrirë në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal në Prizren. I dyshuari është ndaluar dhe po mbahet nën masën e arrestit”, raportoi zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, duke sqaruar se janë duke hetuar rastin, për të mësuar rrethanat që kanë përfunduar me këtë konflikt të përgjakshëm.

Leave a Reply