Në Beograd digjet flamuri i Kosovës!

beograd digjen flamujtBeograd, 24 mars 2015 – Në 16-vjetorin e sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Milosheviqit në ish-Jugosllavi, qindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe (SRS), janë mbledhur sot para ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Beograd për të protestuar, ku dogjën flamujt e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Udhëheqësi i radikalëve serbë, i akuzuar nga Haga për krime të luftës, Voislav Sheshel, tha se Serbia kurrë nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s apo Bashkimit Evropian.
“Kurrë, edhe pse regjimi tradhtar i kryeministrit Vuçiq është duke punuar për këtë. Duam të tregojmë në mënyrë simbolike atë se çka mendojmë për NATO-n, BE-në dhe SHBA-në, si dhe për regjimin aktual në Serbi”, ka thënë Sheshel, transmeton portali serb Kurir.

Leave a Reply