Ndërroi jetë djaloshi nga Zhuri, i aksidentuar të mërkurën!

vdiq adem badalliZhur, 02 janar 2014 – Sot ka ndërruar jetë djaloshi 12-vjeçar nga fshati Zhur, Adem Badalli, i cili u aksidentua mbrëmjen e së mërkurës, në afërsi të pompës së derivateve “Badalli”, në dalje nga Prizreni drejt fshati Zhur. Lajmin e kanë komunikuar familjarët, si dhe ish-futbollisti i KF “Liria”, tani trajner futbolli, Ismail Berisha.
Djaloshi i ndjerë ishte talent futbolli dhe ishte anëtar i shkollës së Futbollit “Lidhja e Prizrenit”. Mësohet se vogëlushi ndërroi jetë në QKUK, në Prishtinë, ku mjekët u përpoqën për t’ia shpëtuar jetën, pas goditjeve që mori nga një automjet, të cilin po e drejtonte një bashkëfshatar i tij. “Shkolla e futbollit ‘Lidhja e Prizrenit’ sot ka humbur njërin prej fëmijëve më të mirë dhe më të edukuar që kishte në mesin e saj. Edhe pse i kyçur vonë në mesin tonë, Ademi premtonte shumë me talentin e tij në futboll. Butësia e tij ishte mbi të gjitha që e bëri Ademin të dashur për të gjithë. Prandaj, në emrin tim personal dhe stafit të shkollës sonë, iu shprehim ngushëllime familjes së Ademit, gjithë shokëve që padyshim do t’iu mungojë shumë”, ka shkruar mes tjerash në Facebook, trajneri Ismail Berisha. Njoftohet se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Zhur, me namazin e pasdites.

  1. Ngushellime familjes… Zoti ju dhasht gajretin!

Leave a Reply